Familja Përlleshi nga rezistenca antikomuniste deri të suksesi amerikan dhe afërsia më familjën Trump.

8 Min Read

Shkruan: Pjetër Gjergjaj:

Ndue Përlleshi, i njohur si “Trimi i Dukagjinit”, është një hero kombëtar shqiptar, prijës i çetave antikomuniste në Rrafshin e Dukagjinit dhe komandant i Çetës së Dukagjinit gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ai luftoi për çlirimin e trojeve shqiptare dhe kundër pushtimit komunist jugosllav.

Ndue Përlleshi lindi në vitin 1908 në fshatin Paskalicë Lug i Drinit, afër Klinës, Kosovë. Ishte biri i dytë i Gjon Përlleshitdhe Prenës (Metë Krasniqi) nga Nepolja e Lugut të Baranit. Si fëmijë ishte i zgjuar dhe i temperamentit të fortë. Shkrim e lexim mësoi në Zllakuqan, në shkollën e kishës katolike të hapur që në 1897 nga Atë Shtjefën Gjeçovi.

Që nga viti 1939, Ndue Përlleshi u emërua kryetar komune në disa vende kyçe kufitare:

Kryetar i Komunës së Vogovës të Hasit në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri. Më vonë kryetar në Bec të Gjakovës. Deri në fund të 1944, kryetar në Budisalc. Këto pozita e bënë që të njihej me figura të rëndësishme kombëtare si Mark Gjon Marku (Kapidan i Mirditës), vëllezërit Kolë e Pashuk Biba, Xhafer Deva, Muharrem Bajraktari, Abaz Kupi etj.

Me ardhjen e brigadave partizane në fund të 1944, Ndue Përlleshi refuzoi bashkëpunimin me komunistët. Në një takim në kullën e Ukë Bekës në Krushevë të Madhe, ai nuk pranoi parullën komuniste “Vdekje fashizmit – Liri popullit!” dhe drejtoi revolverin ndaj komandantit Shaban Haxhiu. Që atëherë filloi jetën si kaçak.

Çeta e tij u rrit shpejt dhe bashkëpunoi me figura të tjera si: Ukë Sadiku, Shaban Polluzha, Prof. Ymer Berisha Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Alush Smajli etj.

Luftën e Trestenikut Drenicë, 21 shkurt 1945

Kuvendin e madh të Dobërdolit 4-5 gusht 1945, Llug i Dan Pjetrit, ku u mblodhën mbi 2000 luftëtarë nga Kosova, Shqipëria e Veriut, Në gusht 1945, në Fushëgropë Çelëza e Jellovcit),

çeta e tij pësoi humbje të rënda: u vranë Zef

Sokoli me djalin 17-vjeçar Markun, u plagos rëndë Marije Shllaku dhe të tjerë.

Vdekja heroike (29 gusht 1949: Pas ndjekjeve të vazhdueshme nga OZNA sigurimi jugosllav, Ndue Përlleshi kaloi në Shqipëri dhe u bashkua me çetën e Ndoc Mirakës në zonën e Pukës. Më 28-29 gusht 1949, në Bjeshkët e Iballës (vend quajtur Boset), ai, Ndoc Miraka dhe Ndue Fusha u rrethuan nga forcat komuniste shqiptare të udhëhequra nga Mehmet Shehu.

Ata po përpiqeshin të kalonin në Greqi, por u penguan nga plagosja e rëndë e bashkëluftëtarit Elez Myrta. Ndue Përlleshi nuk pranoi ta linte shokun e plagosur. Të tre u vranë pabesisht. Disa burime thonë 28 ose 29 gusht.

Ndue Përlleshi mbetet hero i nderuar në Dukagjin, Pejë, Klinë dhe mbarë Shqipërinë Etnike. Është subjekt i këngëve folklorike, poemave dhe studimeve historike. Në 17 gusht 2016 u zbulua shtatorja e tij në qendër të Klinës në iniciativën e kryetarit të komunës Sokol Bashot dhe familjes Perlleshi (nipi i Ndue Perlleshit, Hil Perlleshi nga Amerika) Ndue Perlleshi simbolizon rezistencën e pakompromis për Shqipërinë Etnike, lirinë dhe kundër komunizmit pansllavist.

Lidhjet e Zef Përlleshit me familjen Trump, emigrimi i familjes Përlleshi dhe lidhja me Ndue Përlleshin

Familja Përlleshi është një nga familjet më të njohura shqiptare nga Dukagjini (zona e Klinës dhe Kashnjetit në Kosovë), e cila ka një histori të pasur rezistence dhe suksesi në dy kontinente.

Ndue Përlleshi i njohur edhe si Trimi i Dukagjinit ishte një figurë e shquar e rezistencës antikomuniste në vitet 1940–1949. Ai udhëhoqi çeta kundër regjimit komunist në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë me figura të tjera si Prek Cali. Ndue Përlleshi u vra nga forcat komuniste rreth vitit 1945–1949. Ai konsiderohet hero kombëtar dhe në vitin 2017 u dekorua pas vdekjes me Urdhrin “Hero i Kosovës” nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Në këtë vit u themelua edhe shoqata “Ndue Përlleshi” në seli në Zvicërr më një status të veçant nga familja e njohur ndërkombëtarisht.

Zef Përlleshi është një nga figurat kryesore të suksesit të kësaj familjeje në Amerikë. Ai është biznesmen i njohur në zonën e New York-ut sidomos në White Plains dhe Scarsdale, pronar dhe menaxher i pronave të shumta real estate – ndërtesa banimi, zyre dhe retail, si dhe pronar i restoranteve p.sh. Prime në White Plains. Ai dhe vëllezërit/kushërinjtë e tij përfshirë Hil Përlleshin kanë ndërtuar një portofol të madh pronash në New York, duke u bërë një nga investitorët më të spikatur shqiptarë në fushën e pasurive të paluajtshme në SHBA.

Zef Përlleshi është pjesë e së njëjtës fis/familje të gjerë Përlleshi nga Dukagjini. Ndue Përlleshi konsiderohet një paraardhës ose kushëri i largët i brezit të Zefit.

Emigrimi i familjs Përlleshi: Emigrimi kryesor i degës së Zef Përlleshit dhe vëllezërve të tij ndodhi në vitet 1960–1990, Emigrimi është shumë i delikuar, sepse gruaja e Ndou-t, vëllai Hili, emigruan në Sarajevë, një pjesë tjetër emigroi në Amerikë në vitet ’60 dhe një pjesë tjetër në Austri.

Të parët që emigruan në Amerikë ishin Mark Perlleshi, Hil Perlleshi, Lek Pjeter Perlleshi etj. Integrimi i tyre ishte i shpejtë dhe ata arritën të formonin një rreth të gjerë në çdo administratë amerikane, përfshirë edhe atë të fundit, Administratën Trump.

Një përmbledhje për familjen Përlleshi në Amerikë kryesisht në New York dhe zonën përreth:

Familja Përlleshi nga Kosova, veçanërisht është një nga familjet shqiptare më të dalluara në biznesin e pronave në New York. Marku, Hili, Leka dhe të tjerë anëtarë të familjes kanë filluar të investojnë në prona multifamily buildings pak vite pas ardhjes në SHBA.

Sot ata kanë një portofol të madh pronash në Bronx, Westchester, Pelham Bay dhe zona të tjera të New York-ut. Konsiderohet si një nga portofolat më të mëdhenj në pronësi shqiptare në qytet. Ata njihen jo vetëm për biznes, por edhe sepse kanë ndihmuar shumë emigrantë shqiptarë të tjerë duke u dhënë apartamente me qira më të ulët, pa kërkuar kredi të fortë, duke i ndihmuar të integrohen.

Ata njihen jo vetëm për biznes, por edhe sepse kanë ndihmuar shumë emigrantë shqiptarë të tjerë duke u dhënë apartamente me qira më të ulët, pa kërkuar kredi të fortë, duke i ndihmuar të integrohen.

Zef Përlleshi, është një nga biznesmenët më të suksesshëm të familjes. Pronar i restorantit luksoz Z Prime në New York një nga restorantet moderne më të mira.  Ka investime të mëdha në prona, përfshirë blerje offices dhe multifamily.

David Përlleshi, brezi i ri i familjes i lindur në Bronx, prindërit emigrantë nga Kosova rreth 1989. Punon si broker i specializuar në Self-Storage dhe prona komerciale tani në Florida/Tampa.

Share This Article