Historia për Oltaimer në Basel – Zvicërr më pronar nga Kosova Amir Asani

5 Min Read

Squadra Rosso është një kompani e specializuar në makinat klasike italiane, me shumë vite përvojë në restaurim dhe gara klasike, duke u përqendruar në precizion dhe pasion. Këtu do të gjeni makina të famshme botërore ku në raste shumë të rralla mund të shihen live.

Sa herë që dal për një xhiro me një oldtimer nuk e lë radion ndezur, sepse dua të dëgjoj të gjithë informacionin që të jep makina. Sidomos tingulli që jep motori mund të krahasohet me një simfoni të Bethovenit shprehet pronari kompanisë së “Scuardra Rosso”, Amiri.

Makina më interesante që po restaurohet aktualisht është një ATS 3000GTS, e cila si makinë është shumë e rrallë pasi u prodhuan vetëm 13 makina gjithësej dhe nuk dihet saktësisht se sa prej tyre janë ende në qarkullim: Dhe nuk dihet sakt se sa i kanë shpëtu kohës që do të thotë: Ose janë prishur dhe harruar diku ose janë hedhur në plehra.

 punosh midis këtyre dy botëve është një ekuilibër shumë i mirë. Meqenëse makinat e reja nuk janë aq cilësore ose me atë stil dizajni sa ato të epokës së kaluar, kur punon ose nget një Alfa të viteve ’60 është thjesht ndryshe, ti dhe rruga jeni një, ndjen të gjithë informacionin që të jep butoni në makinë.

Cila është gara që ka mbetur në historinë e kompanisë apo makina që ka depertuar edhe larg Europës?

Gara më e rëndësishme ishte Carrera Panamericana, ku na u desh të përgatisnim një Alfa Romeo 1750GTAm për një Klient nga Meksika, i cili donte ta fitonte garën gjithsesi. Problemi më i madh ishte se gara zgjat mbi 3’000 km dhe lartësia varion nga 50m deri në 1500m. Kishim disa probleme për të zgjidhur, për shembull punën e Ajrit, sa më lart mbi Det, aq më i hollë është Ajri, dhe kjo sjell probleme në djegie. Falë testuesit tonë, Alfa doli nga gara pa asnjë defekt dhe fitoi garën, ku më pas ne jemi përgjegjës për makinën në Meksikë.

Si lindi pasioni i Amirit për makinat dhe si arriti të hapte Oltaimer-in që merret si me makina të vjetra ashtu edhe me të reja?

Si fëmijë më pëlqenin rrobat e vjetra, mbajë mend biçikletën BMX, ishte e kuqe dhe shumë e vjetër, madje babai më dha një të re, por nuk më pëlqente e reja, isha më i lumtur me BMX-in e vjetër i cili gjithashtu kishte zinxhirë shumë shpesh të thyer.. Mendoj se pasioni im është më të lindur, nuk është se e zgjodha unë.! Jam shumë krenar për këtë pasion, sepse më bën atë që jam dhe për të cilën njihem thotë Amiri.

Nuk është se ka sfida dhe nuk mund të ia dalësh, por mendoj se sfida më e madhe është gjetja e pjesëve për makinat që zotërojmë. Për fat të mirë, kemi edhe një depo ku ka shumë e shumë pjesë të reja për makina nga e kaluara, që do të thotë se sfida më e madhe është ti gjejmë se ku i kemi deponu.

Cila është arritja që të bën më krenar deri tani në Oltaimer?

Ka disa arritje që më bëjnë krenar në pasionin/biznesin tim, e para është modifikimi i një makine për një garë ku nuk ke qenë kurrë dhe as nuk i di rregullat dhe makina që ke modifikuar del fituese.

Pjesa tjetër e biznesit tonë është gjithashtu të merresh me investimet, ku e di që makinat klasike kanë një Çmim të veçantë, i cili mund të rritet jashtëzakonisht gjatë një periudhe të shkurtër ose të gjatë. Këshillimi i klientëve se cila makinë mund të jetë një investim i mirë është, do të thoja, i barabartë me këtë të parën, më kujtohet një Ferrari F40 që e shitëm për një klient te një klient tjetër dhe tani brenda 2 viteve makina është dyfishuar në çmim.

Tjetra është të gjesh diçka që është vërtet shumë e rrallë. Disa vite më parë hasa në një koleksionist që donte të hiqte qafe disa makina. Atje pashë një Abarth 1000TCR. E mora atë makinë dhe e mbaj në koleksionin tim.

Share This Article