“Nga remitancat te investimet:
roli i ri ekonomik i diasporës shqiptare”
Diaspora shqiptare ka kapital, përvojë dhe rrjete ndërkombëtare. Ajo që mungon shpesh është organizimi institucional për ta lidhur këtë potencial me zhvillimin ekonomik të rajonit.
Journal Magazine: Z. Useini, siç jeni një nga figurat më aktive të biznesit shqiptar në Zvicër, si e shihni situatën aktuale të investimeve të diasporës në Ballkan (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni)? Cilat janë sektorët që ju besonise kanë potencialin më të madh për investime nga diaspora në vitet e ardhshme?
Useini: Ballkani në përgjithësi ka një potencial të konsiderueshëm për investime dhe në vitet e fundit kemi parë një interes në rritje si nga investitorët vendas ashtu edhe nga ata të huaj. Në këtë kontekst diaspora shqiptare përfaqëson një burim shumë të rëndësishëm zhvillimi sepse ajo nuk sjell vetëm kapital financiar, por edhe përvojë profesionale, kulturë menaxheriale, rrjete ndërkombëtare dhe standarde pune tëndërtuara në ekonomitë më të zhvilluara të Evropës.
Kosova është duke zhvilluar dinamika të shpejta ekonomike dhe kjo e bën atë një treg me energji të re dhe me mundësi interesante për investime.
Shqipëria nga ana tjetër ka bërë hapa të rëndësishëm në hapjen ndaj investitorëve dhe zhvillimii infrastrukturës së transportit po e rrit ndjeshëm interesin përprojekte ekonomike. Maqedonia e Veriut gjithashtu kapotencial ekonomik të rëndësishëm, ndërsa stabiliteti politikdhe qartësia e politikave ekonomike mbeten faktorë të rëndësishëm për forcimin e besimit të investitorëve. Përveç sektorëve tradicionalë si ndërtimtaria dhe patundshmëria, potencial të madh në vitet e ardhshme kanë bujqësia moderne dhe përpunimi ushqimor, turizmi i qëndrueshëm, energjia e ripërtërishme, teknologjia informative, logjistika dhe prodhimi.
Në të njëjtën kohë rajoni ka potencial të madh për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe familjare. Këto biznese janë shpesh më fleksibile, lidhen më shpejt me tregun dhe mund të zhvillohen gradualisht me rrezik më të kontrolluar ekonomik. Për shumë vende të rajonit ky model mund të krijojë stabilitet ekonomik lokal dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Diaspora shqiptare mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm pikërisht në këtë drejtim. Përmes rrjeteve të biznesit, shoqatave ekonomike dhe lidhjeve familjare mund të krijohen ura të forta bashkëpunimi mes sipërmarrësve në rajon dhe afaristëve shqiptarë në diasporë.
Journal Magazine: Cilat janë pengesat kryesore që diaspora shqiptare ka hasur gjatë tentativave për të investuar në Ballkan, dhe çfarë ndryshimesh konkrete mendoni se duhet të bëjnë qeveritë e rajonit për t’i bërë këto investime më tërheqëse dhe më të sigurta?
Useini: Nga përvoja e shumë sipërmarrësve të diasporës, disa nga sfidat kryesore lidhen me pasigurinë juridike, burokracinë administrative dhe mungesën e transparencës në procedurat institucionale. Investitorët që vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore janë mësuar me rregulla shumë të qarta dhe meinstitucione që funksionojnë me përgjegjësi të lartë.Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që shtetet e rajonittë forcojnë sigurinë juridike dhe të thjeshtojnë procedurat administrative për investitorët. Përveç kësaj, potenciali i diasporës ende nuk është integruar plotësisht në mekanizmat institucionalë të zhvillimit ekonomik.
Një hap shumë i dobishëm do të ishte krijimi i mekanizmave të organizuar për bashkëpunim me diasporën. Në shumë vendetë Evropës ekzistojnë modele ku profesionistët dhe sipërmarrësit e diasporës angazhohen si promotorë të investimeve dhe si ura lidhëse mes investitorëve dhe institucioneve shtetërore.
Zyrat diplomatike mund të luajnë gjithashtu një rol shumë më aktiv duke krijuar struktura informimi dhe orientimi për investitorët e interesuar. Po ashtu ministritë ekonomike mundtë krijojnë këshilla konsultativë të diasporës ku profesionistëdhe sipërmarrës nga vende të ndryshme kontribuojnë me përvojën dhe rrjetet e tyre për të promovuar investimet. Në këtë mënyrë diaspora do të shihej jo vetëm si burim remitancash por si partner strategjik në zhvillimin ekonomik tërajonit.
Journal Magazine: Mund të na tregoni ndonjë shembull suksesi ose sfide interesante për biznesin?
Useini: Ka shumë shembuj interesantë që tregojnë potencialin e diasporës për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit. Shumë sipërmarrës nga diaspora kanë arritur të ndërtojnë biznese të qëndrueshme kur investimet janë bërë mbi bazën e një plani të qartë biznesi dhe me standarde profesionale. Nga ana tjetër ka pasur edhe raste kur investimet janë bërë kryesisht mbi bazën e emocioneve dhe besimit verbal në partneritete jo të formalizuara mirë.
Në këto raste shpesh kanël indur probleme që lidhen me çështje pronësie, kontrata të paqarta ose keqkuptime mes partnerëve. Përvoja tregon se investimi në vendlindje duhet të mbështetet në lidhjen emocionale me vendin, por duhet të udhëhiqet nga profesionalizmi dhe analiza serioze ekonomike.
Kur investimi planifikohet mirë dhe mbështetet në dokumentacion të qartëligjor, mundësitë për sukses janë shumë më të mëdha.
Journal Magazine: Nëse do t’u jepnit një këshillë konkrete të rinjve shqiptarë në diasporë që duan të investojnë në atdhe, çfarë do t’u thoshit? Çfarë duhet të kenë parasysh nga ana ligjore, ekonomike dhe strategjike përpara se të hyjnë në një investim?
Useini: Këshilla ime është që investimi të bëhet me zemër për vendin, por me qartësi profesionale dhe me planifikim të mirë ekonomik. Para çdo investimi duhet bërë analizë serioze e tregut, verifikim i plotë ligjor i çdo dokumenti dhe bashkëpunim me ekspertë të pavarur juridikë dhe financiarë. Çdo marrëveshje duhet të jetë e dokumentuar qartë dhe çdo partneritet duhet të ndërtohet mbi transparencë dhe besueshmëri.
Nga ana strategjike shpesh është më e mençur të fillohet me projekte të menaxhueshme dhe të zhvillohen gradualisht se sa të hyhet menjëherë në projekte shumë të mëdha pa përvojë të mjaftueshme në tregun lokal.
Të rinjtë e diasporës duhet ta shohin investimin jo vetëm si mundësi ekonomike por edhe si kontribut për zhvillimin e vendit. Kur investimi ndërtohet mbi dije, integritet dhe planifikim afatgjatë atëherë ai mund të krijojë vlerë reale për investitorin dhe për shoqërinë.
Përmbyllje: Nëse ndërtojmë ura të besueshme bashkëpunimi mes institucioneve dhe diasporës, atëherë kapitali financiar, përvoja profesionale dhe rrjetet ndërkombëtare të diasporës mund të shndërrohen në një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të rajonit.
