Shkruan: Eset Berisha
Normalizimi i transportit ajror në mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte objektivi i parë të cilën e kishte marrë mbi vete në vitin 2019, emisari i Presidentit Trump, Ambasadori i ShBA-ve në RF të Gjermanisë, Richard Grenell.
Bisedimet e para filluan në muajin dhjetor 2019 në Ambasadën e ShBA-ve në Berlin. Pala serbe kundërshtonte marrëveshjen për transport, pasi me të detyrimisht njiheshin autoritetet kosovare, hapësira ajrore, si dhe ekzistimi i aeroportit të Prishtinës, të cilën ata e kishin mohuar që nga viti 1999. Për ata që nuk e dinë, ekziston një lëmsh juridik (ang: legal limbo) përfunksionimin e aviacionit civil në Kosovën e pasluftës. Aeroporti i Prishtinës funksiononte para vitit 1999 me kodin LYPR, që denominonte aeroportet e ish Jugosllavisë dhe konsiderohej i mbyllur nga autoretetit serbe që nga qershori i vitit 1999.
Aeroporti ynë, “Adem Jashari” funksionon me shifër tjetër BKPR, që është një kod të marrë nga autoritetet islandeze në vitin 2004, sepse Kosova nuk është ende anëtare e ICAO-s, prandaj edhe nuk ka kod për aeroportet e saj.
Nën drejtimin e Ambasadorit Grenell, gjithë ky lëmsh u relativizua, pala serbe zbuti qëndrimet e saj, edhe NATO dhe KFOR-i që janë përgjegjës për hapësirën ajrore të Kosovës sipas Marrëveshjes së Kumanovës së vitit 1999,
pranuan që të bashkënënshkruhej marrëveshja për fluturimin Prishtinë-Beograd, por u tërhoqën në momentin e fundit për shkak të ndalesave të cilat vijnë nga Rezoluta 1244, që është ende në fuqi dhe që është kornizë juridike e operimit të NATO/KFOR-it në Kosovë edhe sot e kësaj dite.
Nga këtu mund të kuptohet se sa i thellë ishte hendekuj uridiko-politik, për të realizuar marrëveshjen e parë për fluturimin në mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe pengesat nga KFOR-i, pasi këtu bëhej fjalë për hiç më pak se për kontroll të hapësirës ajrore (lexo; sovranitet territorial) të cilën sipas Rezolutës 1244 e ka NATO/KFOR-i.
Në shikim të parë, për mua si protagonist i bisedimeve, ishte një mision i pamundur i Ambasadorit Grenell, duke parë edhe sjelljen e autoriteteve serbe për aviacionin civil në Kosovë që nga viti 1999. Kisha bindjen se kjo cështje ishte një diskutim tantamount për demarkacionin e kufirit shtetëror që do të mund të bëhet vetëm pas njohjes reciproke.
Serbia me këtë marrëveshje de facto njihte autoritetet kosovare, jurisdiksionin e tyre në hapësirën ajrore dhe bashkëpunimin në navigim ajror në mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha këto realitete ishin mohuar me kokëfortësi nga autoritetet serbe që nga viti 1999, madje edhe me rrezikim të sigurisë së fluturimit sic kishte ndodhur në vitin 2006, kur Serbia nuk e lejoi pilotin e fluturimit të kompanisë gjermane për mbikalim në hapësirën e saj pasi vinte nga Kosova edhe pse ishte në emergjencë (distress).
Me vendosmërinë e paparë të Ambasadorit Grenell, në ndirektivat e Presidentit Trump, u arrit kjo marrëveshje që shihej si e pamundur të bëhej, por nën drejtimin e Presidentit Trump u arrit marreveshja në vetëm më pak se katër javë.
Pala serbe pas vetëm tri raundesh të bisedimeve pranoi të nënshkruante marrëveshjen me kompaninë ajrore Lufthansa, të cilës i jipej e drejta për të realizuar fluturime në mes Prishtinës dhe Beogradit,
duke e detyruar që të bashkëpunonte me autoritetet kosovare për t’i mundësuar këto fluturime të kompanisë gjermane. Edhe zyrtarët e NATO-s ishin prezent në takime dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, më vonë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kishte përshëndetur marrëveshjen.
Me të, pala kosovare hapi rrugë për hapje të korridoreve ajrore nga veriu i Kosovës në drejtim të Serbisë, por edhe më e rëndësishmja, edhe korridoret ajrore me Malin e Zi, dicka që nuk lejohej pikërisht nga Beogradi, pasi Serbia dhe Mali iZi e kishin ndërmarrjen e përbashkët për shërbime të navigimit ajror që dirixhohej nga Beogradi, icili pengonte cdo marrëveshje në mes autoriteteve kosovare dhe atyre malazeze.
Kosova kishte dy përfitime politiko-ekonomike nga kjongjarje:
1. një njohje de facto për herë të parë pas luftës, e autoriteteve kosovare tё aviacionit, aeroportit “AdemJashari”, hapёsirёs ajrore kosovare, tё cilat nuk ishin njohur jo vetëm nga Beogradi, por edhe nga BE-ja, dhe as nga NATO/KFOR-i;
2. lirohej korridori ajror me Malin e Zi pёr fluturimet nga Kosova, sepse hapёsira ajrore e Malit tё Zi pёr fluturime tranzite kontrollohet nga Beogradi. E pёr kёtё shkak, fluturimet tona zgjasin rreth 30 min. dhe kushtojnё mё shumё tani e 27 vite. Me aranzhimet e Berlinit humbi arsyeja e pengesës së imponuar Malit të Zi nga Beogradi.
Pra, me vendosmëri, insistim dhe imponim të autoritetit të ndërmjetësit, sic ishte Ambasadori Grenell, u arrit një marrëveshje në shikim të parë e pamundur, që ndërroi substancialisht qëndrimin e palëve për një cështje jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe të dhimbshme për të dy palët, që është hapësira ajrore dhe kontrolli i saj.
Menjёherё pas Berlinit, me përkrahje të Amasadorit Grenell, e në kuadër të mekanizmave të NATO-s pasuan bisedimet pёr hapjen e korridoreve ajrore me Malin e Zi dhe Shqipërinë. Autoritetet serbe u penduan për marrëveshjen që në takimin e parë pas Berlinit sepse sic dukej dikush atje nuk pajtohej me atë që u nënshkrua në Berlin.
Cka ndodhi më pas?! Në vend se Kosova të përfitonte nga tërheqja e palës tjetër dhe të këmbëngulej edhe më tepër në synimet tona për hapje të korridoreve ajrore të bllokuara padrejtësisht deri në atë kohë, qeveria e asokohe, hoqi dorë në mënyrë të një anshme nga marrëveshja, refuzoi të bashkëpunonte me kompaninë gjermane Lufthansa dhe i dha arsye palës tjetër të tërhiqej nga marrëveshja pa peshën e fajësisë.
Në atë kohë, delegacioni kosovar në atë atmosferë të diskutimeve të vështira, pothuajse e arriti zhbllokimin e plotë të hapësirës ajrore në të gjitha drejtimet, dhe ishtegati plani i veprimit që gjatë vitit 2020 të arrihej marrja e përgjegjësive në hapësirën e ultë ajrore, duke menduar se qëllimi i bartësve të funksioneve publike që drejtojnë institucionet me taksat e qytetarëve ishte përmirësimi igjendjes së qytetarëve.
Por, doli se qeveria kosovare e asaj kohe nuk pajtohej me këto arritje dhe ia dorëzoi në heshtje palës tjetër fitoren e arritur në negociata, duke vazhduar status quo për hapësirën ajrore të Kosovës edhe sot e kësaj dite.
Megjithatë, bisedimet për hapje të korridorit ajror me Shqipërinë vazhduan dhe rezultuan me hapje të korridoreve, të cilat shkurtojnë dukshëm fluturimet për ne dhe nga Kosova.
Se e bënë këtë nga mosdija dhe injoranca apo për qëllime tjera, e tregoj koha e kaluar kot e pa ndonjë rezultat derimë tani.
