Intervistë më Arsen Shoshin shqiptari i njohur për suksesin e tij në Zvicër në sektorin e ndërtimit, investimeve dhe arsimit.
Kush është e Arsen Shoshi një biznesmen dhe investitor shqiptar nga Skivjani i Gjakovës, i njohur për suksesin e tij në Zvicër në sektorin e ndërtimit, investimeve dhe arsimit.
Ai u largua nga Kosova në vitin 1998 dhe u vendos në Zvicër si refugjat. Fillimisht punoi në punë të ndryshme, duke përfshirë edhe punën si larës enësh, ndërsa mësoi gjuhën dhe u integrua në shoqërinë zvicerane.
Pas përvojës në sektorin e renovimit dhe ndërtimit, themeloi biznesin e tij së bashku me vëllain Arben Shoshi. Kompania e tyre realizoi projekte të shumta në Zvicër, duke përfshirë banesa, shkolla dhe hotel
Arsen Shoshi mbanë role drejtuese në Benedict Education Group, ku ka qenë i përfshirë në menaxhimin e investimeve dhe pasurive të paluajtshme.
Ai ka mbështetur studentë shqiptarë në Zvicër dhe iniciativa humanitare në Kosovë, veçanërisht në vendlindjen e tij, Skivjan.

Journal Business: Cila ka qene sfida me e madhe qe keni hasur gjate viteve te para pas ardhjes ne Zvicer?
Arsen Shosi: Sfida me e madhe ishte te filloja jeten nga e para ne nje vend te ri, pa njohuri te gjuhes dhe pa nje rrjet kontaktesh. Me pune te palodhshme, disipline dhe vullnet per te mesuar, arrita t’i kapercej keto pengesa.
Jouenal Business: Si e vleresoni integrimin e diaspores shqiptare ne ekonomine zvicerane?
Arsen Shoshi: Diaspora shqiptare ka bere perparim te jashtezakonshem. Keshilla ime per te rinjte eshte te investojne ne arsim dhe te jene kembengules.
Journal Business: Si e balanconi suksesin biznesor me pergjegjesine sociale?
Arsen Shoshi: Besoj se suksesi ka kuptim vetem kur ndahet me te tjeret. Per kete arsye kam mbeshtetur projekte arsimore dhe humanitare.
Jouenal Business: Nese do te ktheheshit 20 vjet pas, cfare do te benit ndryshe?
Arsen Shoshi: Ndoshta do te investoja edhe me heret ne arsim dhe zhvillim profesional.
Journal Business: Cili eshte suksesi juaj me i madh deri me sot?
Arsen Shoshi: Krenaria me e madhe eshte te shoh ndikimin pozitiv te projekteve tona tek njerezit.
Journal Business: Cilat vlera ju kane udhehequr gjate rrugetimit tuaj?
Arsen Shoshi: Ndershmeria, puna e palodhshme, respekti ndaj njerezve dhe perkushtimi.
Journal Business: Sa i rendesishem ka qene arsimi ne suksesin tuaj?
Arsen Shoshi: Arsimi eshte themeli i cdo zhvillimi dhe nje investim i rendesishem per te ardhmen.
Journal Business: A mendoni se Kosova ofron sot me shume mundesi per sipermarresit?
Arsen Shoshi: Po, Kosova ka potencial te madh dhe diaspora mund te luaje rol te rendesishem ne zhvillimin e saj.
Journal Business: Cili ka qene momenti me krenar ne karrieren tuaj?
Arsen Shoshi: Kur shoh se puna jone ka ndikuar pozitivisht ne jeten e njerezve.
Journal Business: Cfare mesazhi do t’u percillnit te rinjve shqiptare?
Arsen Shoshi: Besoni ne veten tuaj, investoni ne dije dhe mos hiqni dore nga endrrat tuaja

