Visar Robelli – Nga fëmijëria në Zvicër te themelimi i suksesit sipërmarrës
I lindur në Kosovë dhe i rritur në Zvicër, Visar Robelli është një nga sipërmarrësit më aktivë të komunitetit shqiptar në Zvicrën Qendrore. Me një karrierë të ndërtuar mbi disiplinën zvicerane dhe shpirtin sipërmarrës shqiptar, ai është themeluesi dhe drejtori i kompanive Anrotec GmbH dhe Anrotec Immobilien AG.
Pas viteve të përkushtimit në fushën e teknikës së ndërtesave, në vitin 2013 ai vendosi të hapë rrugën e tij të pavarur duke krijuar Anrotec GmbH,
një kompani e specializuar në planifikim energjie, ventilim dhe zgjidhje teknike inovative.
Me kalimin e viteve, vizionin e tij e zgjeroi edhe në sektorin e patundshmërive duke themeluar Anrotec Immobilien AG, duke u ofruar klientëve zgjidhje të integruara dhe profesionale.
Në këtë intervistë ekskluzive për Journal Business, z. Robelli ndan me ne rrugëtimin e tij personal, sfidat e fillimit të biznesit, strategjitë e suksesit si dhe vizionin e tij për bashkëpunim më të madh mes diasporës shqiptare dhe atdheut.
Si Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ai thekson rëndësinë e rrjeteve profesionale dhe mundësitë që lindin kur shqiptarët bashkëpunojnë.

Journal Business: Rrugëtimi personal & integrimi
Visar Robelli: Unë kam ardhur në Zvicër si fëmijë dhe kam pasur privilegjin të rritem, të arsimohem dhe të formohem profesionalisht në një nga vendet me standardet më të larta në botë. Kjo përvojë më ka mësuar që suksesi ndërtohet mbi disiplinën, përgjegjësinë dhe përkushtimin afatgjatë
Integrimi për mua nuk ka nënkuptuar asimilim, por ndërtimin e një ure mes dy kulturave. Kam ruajtur me krenari rrënjët e mia shqiptare, ndërsa njëkohësisht kam përvetësuar vlerat zvicerane si profesionalizmi, korrektësia dhe respekti për cilësinë. Pikërisht ky kombinim ka ndikuar fuqishëm në formimin tim si sipërmarrës dhe si qytetar aktiv në shoqërinë zvicerane.
Journal Business: Themelimi i biznesit
Visar Robelli: Pas përfundimit të shkollimit profesional në BBZ Zürich dhe përvojës disa vjeçare si projektues në fushën e teknikës së ndërtesave, e ndjeva se kishte ardhur momenti për të realizuar vizionin tim. Në vitin 2013 themelova Anrotec GmbH me synimin për të ofruar zgjidhje profesionale dhe inovative në sektorin e energjisë, ventilimit dhe planifikimit teknik.
Vitet e para nuk ishin të lehta. Sfida më e madhe ishte fitimi i besimit të klientëve dhe ndërtimi i një reputacioni të qëndrueshëm në një treg shumë konkurrues. Si çdo sipërmarrës i ri, duhej të menaxhoja njëkohësisht projektet, financat, administratën dhe zhvillimin e biznesit.
Megjithatë, me shumë punë, këmbëngulje dhe fokus në cilësi, arritëm të krijojmë një bazë të fortë që na mundësoi rritjen e vazhdueshme.
Me zhvillimin e kompanisë dhe zgjerimin e aktiviteteve tona, themeluam edhe Anrotec Immobilien AG, e cila vepron në sektorin e patundshmërive. Përveç menaxhimit dhe zhvillimit të projekteve tona, kompania ofron shërbime profesionale për klientët në blerjen, shitjen, ndërmjetësimin dhe administrimin e patundshmërive.
Kjo na ka mundësuar të zgjerojmë ekspertizën tonë dhe t’u ofrojmë klientëve zgjidhje të plota, duke kombinuar njohuritë teknike, përvojën në ndërtimtari dhe kuptimin e tregut të patundshmërive në Zvicër.

Journal Business: Suksesi i sotëm dhe dallimi
Visar Robellli: Sot, pas më shumë se një dekade aktiviteti të suksesshëm, mund të them se çelësi i suksesit tonë ka qenë kombinimi i ekspertizës teknike me marrëdhëniet afatgjata dhe besimin e klientëve. Ne nuk shohim projektet vetëm si detyra teknike, por si partneritete ku klienti merr zgjidhje të personalizuara dhe të qëndrueshme.
Ajo që na dallon është përkushtimi ndaj cilësisë zvicerane, inovacionit dhe efikasitetit energjetik. Në të njëjtën kohë, identiteti im shqiptar më ka dhënë një shpirt sipërmarrës, fleksibilitet dhe vullnet për të ecur gjithmonë përpara. Besoj se kombinimi i mentalitetit zviceran me vlerat shqiptare ka qenë një avantazh i madh në zhvillimin e kompanive tona.
Journal Business: Roli si Kryetar i Rrjetit
Visar Robelli: Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrë ka një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e lidhjeve ndërmjet sipërmarrësve shqiptarë, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen reciproke. Kur bizneset bashkëpunojnë, krijohen mundësi të reja për zhvillim dhe sukses të përbashkët.